Milena Harito, Ministrja e Shtetit për Inovacion dhe Administratën Publike, pranoi se administrata publike nuk funksionon siç duhet dhe sqaroi mënyrën se si do të ristrukturohet administrata nën Qeverinë Rama 2.
Zonja Harito vlerësoi reformën në shërbimin civil, të bërë në fillim të qeverisë Rama por theksoi se reformimi duhet të shtrihet në të gjithë administratën publike
Në një intervistë për Gazetën Shqiptare, Ministrja Harito deklaroi:
“Është fakt që qytetarët shqiptarë nuk marrin lehtësisht të drejtat dhe shërbimet që u takojnë nga administrata që paguajnë.”
“Ne do të synojmë të rivitalizojmë të gjithë punën e administratës, duke e nxjerrë atë nga një lloj apatie e krijuar si rezultat i rutinës së përditshme burokratike.”
“Ristrukturimi dhe rritja e performancës së administratës është domosdoshmëri, për të krijuar kushtet e nevojshme për një administratë efikase, profesionale.”
“Rivlerësimi i punës së administratës do të bazohet në radhë të parë në performancën e çdo institucioni.”
“Ajo që ne synojmë në mandatin e dytë është që përvojën e mirë të Shërbimit Civil ta shtrojmë sa më gjerë në administratën publike.”
“Vlerësimi i performancës me një sistem efikas si për institucionet edhe për punonjësit, është një nga sfidat reale të këtij mandati.”