Ditën e martë do të nisë bërja e dozës së dytë për mjekët të cilët u vaksinuan me 11 janar, përfshirë dhe kryeministrin Edi Rama.
Që prej orës 09:30 ata do të marrin vaksinën në ambjentet e stadiumit Air Albania.
Mbrëmjen e së hënës mbërritën 1170 doza të vaksinës kundër Covid-19. Lajmin e dha Kryeministri Edi Rama të hënën në një bisedë me gazetarët me rastin e mbërritjes së tyre në eeroportin “Nënë Tereza”.
Nga shkurti deri në vjeshtë në vend do të vijnë edhe 41 mijë doza të tjera. Qeveria bleu 500 mijë doza të vaksinës anti-Covid të prodhuar nga kompanitë Pfizer dhe BioNTech në fillim të 2021-shit. Kjo marrëveshje me kompanitë u arrit vetëm, pa mbështetjen e Bashkimit Europian dhe jashtë marrëveshjes Covax.
Më 11 janar nisi procesi i vaksinimit në vendin tonë me 975 doza të cilat iu dhuruan Shqipërisë nga një shtet anonim.