Mjekët shqiptarë nisin të punojnë kundër Covid-19 në Itali

Nga Exit News
Mjekët shqiptarë nisin të punojnë kundër Covid-19 në Itali

Dhjetë mjekët që u dërguan për të ndihmuar në epideminë e Covid-19 në Itali nisën punë të martën në spitalin e Brescias, ndërsa 20 infermierët pritet të fillojnë nesër.

Përmes një lidhjeje videofonike, mjeku Ermal Pashai i tha Ministres Ogerta Manastirliu se infermierëve shqiptarë u është vonuar nisja e punës për shkak të mungesës për arsye personale të kryeinfermieres italiane.

“Ne mjekët filluam të gjithë punë sot, infermierët do të fillojnë nesër. Reanimatoret kanë filluar punë në reanimacion, ndërsa unë me gjithë doktoreshën tjetër jemi tek repartet subintensive të Covid-19, në repartet e pneumologjisë.

[…] doktoresha që vinte nga ISHP është tek tamponët me gjithë dy mjekë të tjerë. Ndërsa dy mjekë janë vendosur në triazhim. Edhe infermierëve u kanë përcaktuar vendet dhe […] nga nesër do të fillojnë shërbimin”

Ministrja Manastirliu u shprehu mjekëve vlerësim e krenari dhe u uroj atyre suksese.

Më 28 mars qeveria dërgoi 30 mjekë në rajonin e Lombardisë në Itali, rajonin më të prekur nga koronavirusi.

Vendimi erdhi si përgjigjie e thirrjes së Italisë për ndihmë në staf dhe materiale mjekësore.

Italia ka mbi 100 mijë persona të infektuar me koronavirus, 11 500 prej të cilëve kanë vdekur.

Mes të infektuarve janë 8 358 punonjës të shëndetësisë, 63 prej të cilëve kanë humbur jetën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>