Mjeku Byberi, i infektuar me koronavirus, po trajtohej në shtëpi

Nga Exit News
Mjeku Byberi, i infektuar me koronavirus, po trajtohej në shtëpi

Mjeku Anibal Byberi, i cili humbi jetën pas infektimit me koronavirus, është mjekuar në shtëpi dhe vetëm një ditë më parë është shtruar në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’.

Ministria e Shëndetësisë ka sqaruar se mjeku, 53 vjeç, është konfirmuar pozitiv me Covid-19 pak ditë më parë dhe vijonte trajtimin në banesë.

Pas rëndimit të gjendjes shëndetësore, mjeku Byberi është paraqitur në Urgjencën e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi” një ditë më parë.

Mjeku Anibal Byberi vuante nga psoriasis, një sëmundje lëkure dhe obeziteti.

Ai është mjeku i tretë që humb jetën në vend, pas infektimit me Covid-19.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>