Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero është infektuar me Covid-19, rreth dy javë pasi mori dozën e parë të vaksinës.
Sipas OraNews, Pipero rezultoi pozitiv në testin e Covidit, të mërkurën.
Pipero, pjesë e stafit të spitalit Infektiv, mori dozën e parë të vaksinës Pfizer në 11 janar. Ai duhet të merrte dozën e dytë në fillim të shkurtit.
Bazuar në informacionet e ditura deri më tani, në mbi 500 mjekë dhe infermierë që janë vaksinuar, Pipero është i parë që infektohet.
Në vende të ndryshme të botës ku ka nisur vaksinimi, janë raportuar disa raste të infektuarish pas dozës së parë.
Ekspertë ndërkombëtarë, por dhe nga Instituti i Shëndetit Publik kanë sqaruar se vaksina anti-Covid është e vlefshme dhe krijon imunitet, vetëm nëse bëhen të dyja dozat e saj, siç e kërkon protokolli i kompanive prodhuese.