Moderna aplikon zyrtarisht për autorizim në BE

Nga Exit News
Moderna aplikon zyrtarisht për autorizim në BE

Agjencia Evropiane e Barnave njoftoi të martën se ka marrë zyrtarisht një kërkesë për autorizimin e vaksinës për COVID-19, nga kompania Moderna.

Kompania Moderna njoftoi të hënën, se do tw aplikojw për të marrë autorizim për përdorimin emergjent nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA, për vaksinën e saj kundër Covid-19.

Aplikimi erdhi pas rezultateve pozitive që dha vaksina tek testimi në një grup të madh njerëzish: ajo rezultoi se mund të siguronte rreth 95 për qind imunitet.

Vaksina e Modernës nuk do të shpërndahet jashtë SHBA-ve deri në vitin 2021. Në fillim ajo do të ketë 20 milionë doza gati për vaksinimin Brenda Amerikës deri në fund të 2020 dhe shpreson të prodhojë 500 milionë doza deri në 1 miliardë doza për të gjithë botën në 2021.

Efekshmëria e vaksinës do të monitorohet nga autoritetet e kontrollit në 151 raste të infektuar me kovid për më shumë se sa dy muaj.

Kosto e vaksinës shkon nga 38 paund deri në 45 paund për dy doza, në krahasim me vaksinën e AstraZeneca, Johnson and Johnson dhe Pfizer.

Moderna është kompania e dytë që aplikon për autorizim nga qeveria federale, pas rezultateve të ngjashme pozitive për Pfizer dhe vaksinën kandidat të bashkëpunëtorit të saj gjerman BioNTech.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>