Federica Mogherini: Shqipëria ende larg hapjes së negociatave me BE

Federica Mogherini: Shqipëria ende larg hapjes së negociatave me BE

Pas takimit mes BE-së dhe Shqipërisë për Këshillin e Stabilizim-Asocimit, Ministri Bushati dhe Përfaqësusja e Politikës së Jashtme të BE-së Federica Mogherini, zhvilluan një konferencë për shtyp dhe ju përgjigjën pyetjeve të gazetarëve.

Federica Mogherini sqaroi se aktualisht Serbia e Mali i Zi janë më afër hapjes së negociatave, ndërsa vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor duhet ende të punojnë me reformat:

“Mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, ka dy vende që janë në pararojë në procesin e e integrimit dhe hapjen e bisedimeve në BE, Serbia dhe Mali i Zi, ndërkohë që vendet e tjera janë të përfshira në strategjinë e integrimit e cila do të miratohet në 2018-ën.”

Pyetur nga gazetarja Erisa Zyka për përfundimet  e Qendrës Evropiane për Drogën se Shqipëria është kthyer në një vend kultivues e trafikues për kokainën dhe heroinë,  dhe për përfshirjen e ish-ministrit të Brendshëm Tahiri në çështjen Habilaj, Zonja Mogherini zgjodhi të mos komentojë shumë:

 “Është rregullimi i artë të mos komentoj për hetimet që vazhdojnë. Nuk është korrekt që asnjë institucion të komentojë punën e një gjyqësori.

Lufta kundër trafikimit dhe kultivimit të drogës ëhtë përparësi kycë e BE, përparësi që ne e ndajmë me Shqipërinë. Është një nga elementet kyc në rrugën tonë për të ecur përpara.

Sigurisht që duhet të shohim rezultate të qarta, jo se ky është kusht i BE-së por kusht i popullit shqiptar.”

Gjithsesi zonja Mogherini i kërkoi intitucioneve shqiptare që të luftojë “në mënyrë serioze” me gjithë vullnetin politik, kultivimin dhe trafikimin e drogës:

“Zbatimi i ligjit dhe lufta për krimin e organizuar dhe korrupsionin janë të rëndësishme për integrimin e Shqipërisë. Agjencitë e zbatimit të ligjit në Shqipëri po bashkëpunojnë me agjencitë e ligjti të shteteve anëtare e në veçanti me Guardia di Finanzën.”

Lidhur me reformën në drejtësi, Federica Mogherini u shpreh:

“Reforma e drejtësisë është reforma më e rëndësishme që po ndodh në vendet në zgjerim. Ajo luan një rol thelbësor në zbatimin e ligjit dhe në procesin e integrimit të Shqipërisë.

Unë e kam përsëritur disa herë se sa e rëndësishme dhe se sa të larta janë pritshëmritë tona që ky proces të ndryshojë në të vërtetë.

Reforma në drejtësi do të krijojë një mjedis më të sigurtë për biznesin dhe investitorët.”

Në fund të fjalës së saj, Përfaqësuesje e lartë e BE-së shprehu besimin se “Shqipëria do t’i përdorë gjashtë muaj e ardhshëm për të bërë progres konkret drejt integrimit në BE”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>