Monika Kryemadhi: Rama ka blerë seksin por dashurinë nuk e blen dot

Nga Exit News
Monika Kryemadhi: Rama ka blerë seksin por dashurinë nuk e blen dot

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së ka nënkuptuar se LSI do të hyjë me lista të veçanta dhe jo me listë të përbashkët me PD në zgjedhje, të enjten në darkë në një intervistë në Syri Tv.

Pyetjes së gazetarit Peka, nëse LSI do të garojë me listë të përbashkët me PD-në, Kryemadhi ju përgjigj se:

“Ne kemi kohë deri atëherë, ka kohë deri pas 15 prillit dmth 15 prill-15 maj. [..] Është koalicioni i të gjithë shqiptarëve, e majta e bashkuar, e djathta e bashkuar, shqiptarët të gjithë të bashkuar kundër Edi Ramës që është vetëm. Por kjo nuk është çështje koalicionesh”.

Por, Kryemadhi siguroi se do të jetë në koalicion qeverisës me PD:

“Kurrë! Unë po e them që tani. Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrin, ne LSI kemi koalicion me Partinë Demokratike dhe qeverisja jonë pas zgjedhje të 2021 do të jetë  vetëm me Partinë Demokratike”.

Ajo e bëri të qartë se Edi Rama nuk do të mund të blejë asnëj deputet të dalë nga listat e LSI-së:

“Nuk ka për të pasur njeri, bir nëne të lëvizë nga listat e Lëvizjes Socialiste për Integrim apo të Partisë Demokratike apo të kujt do partie tjetër që mund të mendojë Edi Rama që mund t’i blejë. Nuk blen dot. Ka blerë seksin deri më tani por dashurinë nuk e blen dot. Kështu që e ka të mbaruar atë punë”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>