Motra e 25 vjeçarit Klodian Rasha ka kërkuar drejtësi për të vëllanë nga protesta që po zhvillohet para Kryeministrisë.
Vëllai nuk kishte porbleme me Policinë dhe nuk mbante armë, ka pohuar ajo nga protesta.
Sipas saj Policia nuk ka qëlluar në ajër, por e ka qëlluar menjëherë Klodian Rashën.
“Familja ime kërkon të drejtën, do të dijë se pse është vrarë. Vëllai ishte larguar 20 minuta larg nga shtëpia”, ka thënë ajo për gazetarët.
I pyetur nga mediat, babai i Rashës deklaroi të nëjtën gjë. Ai ka thënë se djali i tij nuk ishte i armatosur madje kishte hurma në dorë.