17 tonë e 690 kilogramë kanabis janë kapur, pesë vrasje e dhjetra atentate kanë ndodhur vetëm në 12 ditët e para të muajit prill.
Me një mesatare prej rreth 1,5 tonë drogë në ditë dhe një vrasje në dy ditë muaji prill është deri më tani muaji me më shumë ngjarje kriminale të këtij viti.
Kështu:
Më 12 prill:
17 kilogramë kanabis u kapën në Sarandë.
Më 11 prill:
Vritet me thikë në Durrës një 58 vjeçar.
27 kilogramë kanbis u sekuestruan nga policia e Shkodrës.
Më 10 prill:
U vra në Vlorë me 15 plumba Elidon Mehmeti, teksa po udhëtonte me makinë.
Po në Vlorë, Bashkim Brahajt ju vendos eksploziv poshtë makinës, ndërsa në Tiranë e Fushë-Krujë ndodhën dy grabitje të armatosura.
Më 8 prill:
U ekzekutua në Tiranë komisari Artan Cuku në sheshpushimin e pallatit ku banonte.
12 tonë drogë u sekuestruan në një prej ish-magazianave të rezervave të shtetit në fshatin Pagri të Përmetit.
45 kilogramë kanabis u kapën në Tiranë.
Më 7 prill:
Policia greke kap 1,5 tonë kanabis në një gomone me tre skafistë shqiptarë nisur nga Shqipëria.
Më 5 prill:
52 kilogramë kanabis u kapën nga policia kufitare e Sarandës.
9 kilogramë kanabis u kapën në Qukës.
Më 4 prill:
Në Durrës nipi vret gjyshen e më pas veten.
1,7 ton kanabis kap Guarda di Finanza në Karaburun të Vlorës.
Më 2 prill:
2 ton e 55 kilogramë kanabis u kapën në Mat.
200 kilogramë kanabis u gjetën në një tunel, në njësinë Administrative Baz.
Më 1 prill:
50 kilogramë kanabis u gjetën në Lezhë.
Njëe makinë në Pogradec shpërtheu nga një sasi eksplozivi.
Edhe pse sasitë e kapura duken si sukses për policinë, ato tregojnë gjithashtu se Plani Kombëtar i Veprimit Kundër Kanabisit ka dështuar në arritjen e prioriteteve të tij,
Në Planin e Veprimit kundër Kultivimit dhe Trafikimit të Kanabisit 2017-2020 shkruhet se suksesi i këtij plani qendron në luftimin e kanabisit që në fazat e hershme të kultivimit:
Në ndryshim nga qasjet e mëparshme strategjike dhe nga praktika e ndjekur nga organet e ligjzbatimit, PKKK-ja e orienton përpjekjen e institucioneve në fazat e hershme të ciklit të kultivimit të kanabisit, duke synuar që suksesi të arrihet duke parandaluar futjen e farërave në vend dhe duke goditur bimët në fazën kur ato janë fidanë, në mjedise të mbyllura, në sipërfaqe relativisht të vogla dhe kryesisht pranë zonave të banuara.
Por, siç duket të gjithë aksionet e policisë gjatë muajit prill kanë goditur kanabisin e korrur e të tharë, gati për konsum. Nuk janë gjetur fara, bimë apo sera të mjellura, duke vërtetuar se policia nuk është e gatshme për të ndëryrë gjatë procesit të mblelljes e kultivimit të kanabisit, për të parandaluar hedhjen në treg të tij.