Mundet një vaksinë e krijuar në 1921-shin të ndalojë koronavirusin?

Nga Exit News
Mundet një vaksinë e krijuar në 1921-shin të ndalojë koronavirusin?

Shkencëtarët në Angli kanë nisur të testojnë vaksinën BCG – të krijuar në vitin 1921 – për të parë nëse ka efekt tek virusi Covid-19.

Vaksina është krijuar për të ndaluar tuberkulozin, por ka disa prova që tregojnë se ajo mund të ndihmojë edhe infeksione të tjera.

Thuajse 1,000 persona do të marrin pjesë në testime.

Miliona qytetarë në Britaninë e Madhe kanë bërë një vaksinë BCG kur ishin fëmijë, por mendohet se nëse do të vaksinohen përsëri, mund të përfitojnë mbrojtje nga Covid-19.

Testimet janë pjesë e një studimi ndërkombëtar, që ndodh njëkohësisht edhe në Australi, Holandë, Spanjë dhe Brazil dhe synojnë 10,000 persona në total.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>