Murrizi: Do kandidoj i vetëm, jo koalicione me partitë e vjetra

Nga Exit News
Murrizi: Do kandidoj i vetëm, jo koalicione me partitë e vjetra

Deputeti Myslim Murrizi deklaroi të premten se nuk pranon të bëjë koalicion me asnjë parti politike.

Ai tha se partia e tij, Lëvizja Demokratike Shqiptare, do të shkojë e vetme në zgjedhje:

“Unë se kam ndërmend të marr pjesë në sqetullën  e asnjë subjekti të madh politik. Bashkimi mbrapa është tjetër gjë. Partneritet me identitet është më pas.

E kam për vemjet, 4 vite kam punuar në pushtet, në 92-96. Jam bërë deputet kur Basha ishte kamarier në Rinas.”

 I pyetur nëse ka pasur oferta nga partitë e tjera Murrizi përjashtoi socialistët dhe tha:

“Do ta kisha më të sigurt mandatin tim duke firmosur me një nga këta. Edhe kam patur oferta. Nuk kam patur oferta të drejta me emër por kurrë s’jam jargavitur dhe skam çuar mesazhe. Nga e majta skam lidhje fare të më shkelin syrin e as tua shkel.”

 Sa i takon Hajdarit, me të cilën më herët ka bashkëpunuar, Murrizi tha se nëse ajo do të kisht kryetare e “Nismën Thurrje” do të bashkëpunonte:

 “Hajdari sështë kryetare partie, se po të ishte do ta mendoja seriozisht për të qenë bashkë, por me një parti të majtë që vjen me ish-zyrtarë të LSI-së nuk hyn Myslim murrizi. Me zotin Shabani jo, me Hajdarin.”

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>