
Naftëtarët i kërkuan Kryeministrit Rama të caktojë, orën, datën dhe vendin e takimit, dhe vetëm kur të marrin një gjë konkrete do ta mbyllin grevën.
Pas postimit të Kryeministrit Rama në Twitter, sot, naftëtarët reaguan përmes medias, duke thënë se:
“Po e them në emrin tuaj, të na caktojë datën, orën dhe vendin e takimit. Në momentin që do ulemi dhe do marrim diçka konkrete nga zoti kryeministër atëherë kjo grevë do të mbyllet”.
Ata u shprehën se çdo vendim i takon grave naftëtare që ndodhen në grevë:
“Në rast se ato gratë, heroina dhe motrat tona pranojnë kushtin që ka çuar kryeministri dhe ne jemi të gatshëm”.
Naftëtarët janë në ditën e 14-të të grevës. Ata nuk kanë pranuar të dalin nga greva, pa plotësimin e kërkesave pavarësisht thirrje të Kryeministrit Rama.