Neurologu i mirënjohur, Drini Dobi është ndarë nga jeta si pasojë e COVID-19.
Kolegë të doktor Dobit e konfirmuan lajmin e trishtë për Exit News.
Mjeku ndërroi jetë mbrëmjen e sotme në Itali, ku ishte dërguar për kurim pas rëndimit të shëndetit në spitalin publik.
Kolegë brenda e jashtë vendit dhe gazetarë bënë thirrje për dhurim të hollash për mjekun neurolog, pasi gjendja e tij u rëndua si pasojë e koronavirusit.
Brenda një dite nga mbrëmja e së dielës, u dhuruan rreth 18.000 euro, një nisje shumë inkurajuese për arritjen e qëllimit të vënë prej 50.000 eurosh.
Dy ditë më parë, qeveria shqiptare njoftoi se do ta mbështesë ajo financiarisht kurimin e neurologut.
Fatkeqësisht ai nuk mundi të mbijetonte, duke lënë hidhërim mes familjes dhe të afërmve.
Drini Dobi ishtë njëri ndër mjekët neurologë më të mirë në Shqipëri. Aipunoi për më tepër se dy dekada në QSUT dhe prej dy vitesh drejtonte Shërbimin Neurovaskular aty.
Që prej fillimit të pandemisë, në Shqipëri kanë vdekur 22 mjekë të infektuar me Covid-19.