
Nga nesër, punonjësit e administratës do të shkojnë në punë me këmbë. Qeveria njoftoi sot se ndalohet përdorimi i makinave private nga punonjësit e administratës. Kushdo që shkel urdhërin do t’i mbahet rroga për tre muaj, tha Kryeministri Rama në njoftim në facebook.
Nga ky rregull përjashtohen vetëm punonjësit e Ministrisë së Shendetësisë, së Mbrojtjes, të Prefekturave dhe të Bashkive, të caktuar nga ministri ose drejtuesi përkatës në planin e veprimit kundra koronavirusit.
Të gjitha institucionet e varësisë të ministrive dhe insitucioneve të lartpërmendura duhet të dërgojnë listën e punonjësve qe e kanë të domosdoshme lëvizjen me makinë.