Ndërtuesit e afërt të Kryeministrit Edi Rama shiten aksionet e tyre në kompaninë e kazinove elektronike Apex, 5 muaj para vendimit të mbylljes së tyre me ligj.
Dajlan Avdia, ortaku shqiptar i Apex—kompania më e madhe e kazinove elektronike në Shqipëri—shiti aksionet e veta vetëm pesë muaj para vendimit të Kryeministrit Rama për mbylljen e pikave të kazinove elektronike.
Avdia ishte ortak themelues i Apex Al, degës shqiptare të kompanisë austriake APEX Enterprise GmbH, dhe në momentin e shitjes zotëronte 16 për qind të aksioneve. Aksionet iu shiten të gjitha partnerit austriak në qershor të vitit 2018.
Kjo lëvizje duket e dyshimtë për faktin se Avdia është aktualisht një nga ndërtuesit e disa prej ndërtimeve kryesore në qendër të Tiranës, të projektuara nga arkitektët e preferuar të Kryeministrit Rama.
Në 2 shkurt 2018, Këshilli Kombëtar i Territorit, i drejtuar nga Kryeministri Rama miratoi lejen e ndërtimit për objektin Book Building, e cila ndodhet pas Bashkisë Tiranë. Kulla shumëkatëshe është projektuar nga studio e arkitekturës 51N4E.
Në nëntor 2017, të njëjtit person, Dajlan Avdia, por nën emrin e një kompanie tjetër, Invest Society, Kryeministri Rama i miratoi, dy leje të tjera për ndërtimin e kullave në zonën e ish-bllokut, godinës shumëfunksionale “Blloku” dhe “West Residence”. Dy kullat janë projektuar nga arkitekti italian Stefano Boeri.