Ndërtuesit e afërt të Kryeministrit Rama shitën aksionet e tyre të kompanisë Apex

Ndërtuesit e afërt të Kryeministrit Rama shitën aksionet e tyre të kompanisë Apex

Ndërtuesit e afërt të Kryeministrit Edi Rama shiten aksionet e tyre në kompaninë e kazinove elektronike Apex, 5 muaj para vendimit të mbylljes së tyre me ligj.

Dajlan Avdia, ortaku shqiptar i Apex—kompania më e madhe e kazinove elektronike në Shqipëri—shiti aksionet e veta vetëm pesë muaj para vendimit të Kryeministrit Rama për mbylljen e pikave të kazinove elektronike.

Avdia ishte ortak themelues i Apex Al, degës shqiptare të kompanisë austriake APEX Enterprise GmbH, dhe në momentin e shitjes zotëronte 16 për qind të aksioneve. Aksionet iu shiten të gjitha partnerit austriak në qershor të vitit 2018.

Kjo lëvizje duket e dyshimtë për faktin se Avdia është aktualisht një nga ndërtuesit e disa prej ndërtimeve kryesore në qendër të Tiranës, të projektuara nga arkitektët e preferuar të Kryeministrit Rama.

Në 2 shkurt 2018, Këshilli Kombëtar i Territorit, i drejtuar nga Kryeministri Rama miratoi lejen e ndërtimit për objektin Book Building, e cila ndodhet pas Bashkisë Tiranë. Kulla shumëkatëshe është projektuar nga studio e arkitekturës 51N4E.

Në nëntor 2017, të njëjtit person, Dajlan Avdia, por nën emrin e një kompanie tjetër, Invest Society, Kryeministri Rama i miratoi, dy leje të tjera për ndërtimin e kullave në zonën e ish-bllokut, godinës shumëfunksionale “Blloku” dhe “West Residence”. Dy kullat janë projektuar nga arkitekti italian Stefano Boeri.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>