
Kryeministri Rama shkarkoi sot katër ministrat Saimir Tahiri, Ilir Beqaj, Blendi Klosi dhe Bledi Çuçi. Ndryshimet në qeveri, do t’i japin më shumë mundësi ish-ministrave të përqendrohen në organizimin e fushatës elektorale për zgjedhjet e 18 qershorit.
Zoti Tahiri dhe Zoti Beqaj janë akuzuar shpesh nga opozita si të korruptuar dhe të lidhur me krimin.
Edhe pas këtyre ndryshimeve, kreu i opozitës Lulzim Basha ka deklaruar se nuk tërhiqet nga kërkesa e tij për dorëheqjen e Zotit Rama dhe krijimin e një qeverie teknike.
Kryeministri Rama lajmëroi se arsyen e vërtet të ndryshimeve në qeveri do ti bëjë publike sot në oren 17:00.