Projektligji për lojrat e fatit u miratua dje në Komisionin e Ligjeve, vetëm me votat e shumicës. Projektligji parashikon që taksimi i lojrave të fatit të bëhet mbi fitimin bruto, dhe jo mbi atë neto si aktualisht. Mbikqyrja e xhiros së bizneseve do të bëhet me anë të një sistemi qëndror të monitorimit on-line.
Qeveria shtyu dhe afatin për shpërnguljen e lojrave të fatit nga qyteti dhe dërgimin e tyre në periferi deri në 31 janari 2017. Afati i propozuar më parë ishte data 31 janar 2016.