6 persona të prekur nga koronavirusi janë zbuluar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të personave të identifikuar në 70.
Gjatë komunikimit të përditshëm të Institutit të Shëndetit Publik, zëvendësministria Mira Rakacolli njoftoi se një prej rasteve të reja është mamaja e një prej pacientëve të mëparshëm e cila u sot mëngjesin e sot me urgjencë nga Patosi.
Në total, deri tani janë testuar 732 persona të dyshuar në vend. Ndërsa në 24 orët e fundit janë testuar 70 persona.
Personat e sëmurë gjenden në këto qytete:
— Në Tiranë: 50 persona;
— Në Durrës: 5 persona, përfshi një të moshuar që ndërroi jetë;
— Në Fier: 7 persona;
— Në Lushnje: 2 persona; një prej të cilëve ndërroi jetë;
— Në Elbasan: 2 persona;
— Në Rrogozhinë: 2 persona;
— Në Kavajë: 2 persona.
Prej tyre, 35 janë të shtruar në Spitalin Infektiv të QSUT-së—tre prej të shtruarve janë në terapi intensive. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve është në gjendje të qëndrueshme.
Deri tani, të gjithë personat e prekur kanë pasur kontakte me pacientët e mëparshëm ose kanë pasur histori udhëtimi në Itali.