Në Amerikë regjistrohen më shumë se 4 milionë të infektuar me Covid–19

Nga Exit News
Në Amerikë regjistrohen më shumë se 4 milionë të infektuar me Covid–19

Në SHBA të infektuarit me koronavirus thuajse kalon shifrën 4 milion ditën e enjte.

Të mërkurën u regjistruan 69,707 raste të reja me Covid-19 në Amerikë.

Edhe numri i viktimave dhe personave të shtruar në spitale për shkak të virusit ka vijuar të rritet.

Ekspertët e shëndetit kanë paralajmëruar se shifrat reale të të infektuarve janë deri 13 herë më të larta se ato të raportuara zyrtarisht në disa rajone, raporton Neë York Times.

Më shumë se 143,000 viktima janë shënuar në Amerikë nga fillimi i pandemisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>