
Të martën, ne Gjermani u raportua rasti i parë me variantin indian të koronavirusit. Autoritete shendetesore gjermane kanë vendosur izolimin e dy palateve ku ndodhej personi i infektuar.
179 banorë janë izoluar dhe po testohen për Covid-19. Rezultatet për identifikimin e variantit indian kërkon disa ditë.
Numri i infeksioneve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani është 3,603,055, sipas Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive.
Numri i raportuar i vdekjeve u rrit me 221 në 86,381.