Nga data 1 gusht, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të nis kontrollin e bizneseve për lëshimin e kuponit tatimor dhe funksionimin e kasës fiskale.
“Nuk është objektivi ynë të vendosim gjoba, objektivi jonë është të ndihmojmë tatimpaguesit të zbatojnë detyrimin ligjor.Gjoba është e fundit.”- u shpreh sot Ministri i Financave Arben Ahmetaj në një takim me mediat.
Ministri u shpreh se qëllimi i këtij aksioni nuk do të jetë vendosja e gjobave por ndërgjegjësimi i bizneseve dhe qytetarëve për kuponin tatimor.