Në Itali trupat e viktimave të koronavirusit shoqërohen nga ushtria

Nga Exit News
Në Itali trupat e viktimave të koronavirusit shoqërohen nga ushtria

Në Itali, ushtria po shoqëron rreth 70 arkivole të të vdekurve me koronavirus, nga varrezat e Bergamos në furrat e djegies të rajoneve të tjera, që i kanë pranuar. Pasi të kremohen, hiri do t’i rikthehet familjeve.

Italia pati sot 475 viktima të reja nga koronavirusi. Në total Italia ka 2 978 të vdekur me koronavirus, nga fundi i janarit deri më sot. Ajo është vendi i dytë me numrin më të lartë të të vdekurve pas Kinës.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>