743 vdekje të tjera nga koronavirusi në Itali

Nga Exit News
743 vdekje të tjera nga koronavirusi në Itali

Italia raportoi 743 vdekje nga koronavirusi, ditën e martë. Ndërkohë për të tretën ditë radhazi ka raportuar ulje të numrit të të infektuarve, nga 3780 të infektuar ditën e dielë, numri i të infektuarve ka rënë në 3 612 persona. Numri i përgjithshëm i  të infektuarve ka shkuar në 69 176 persona.

Gjithashtu, vendi ka raportuar rritje të numrit të të shëruarve me 841, për një total prej 8,326  persona të shëruar.

Qeveria italiane ka ulur sot edhe gjobën ndaj personave që nuk zbatojnë masat e qeverisë — të qendrojë në shtëpi, të mbyllë biznesin — do të penalizohet nga 400 eruo në tre mijë euro, ndërkoëh më parë ishte 500 euro deri në 5 mijë euro.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>