Për të parën herë që prej fillimit të marsit, New Yorku ka raportuar zero viktima të reja të të infektuarve.
Të dhënat e para të Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se nuk ka asnjë viktimë me koronavirus në New York që prej ditës së shtunë. Hera e parë që prej 13 marsit kur u raportua viktima e parë.
Autoritetet e New Yorkut kanë raportuar 215, 924 të infektuar dhe 18, 670 të vdekur, ditën e shtunë. Qyteti kapi pikun e numrit të vdekjeve ditore në 7 prill, me 597 të vdekur.
Por, ndërsa New Yorku dhe pjesa verilindore e Amerikës po raportojnë ulje të numrave vendet e tjera po arrijnë pikun. Ndaj, Kryebashkiaku i New Yorkut paralajmëroi se rritja e rasteve në vendet e tjera mund të shkaktojë një valë të dytë infektimi, duke i rritur sërisht numrat e të infektuarve në New York.
Ai i bëri thirrje të gjithëve të respektojnë masat kundër koronavirusit.