
Italia pati sot 475 viktima të tjera nga koronavirusi, çka e çon numrin total të të vdekurve në 2 978 persona që kur u diagnostikua i infektuari i parë në fund të janarit.
Edhe pse ishte dita me më shumë të vdekur të raportuar ndonjëherë në Itali, po sot u raportuan si kurrë më parë 1 084 të shëruar.
Prej fundit të janarit e deri më sot Italia ka testuar 165 541 persona për koronavirus.
Prej tyre 35 713 kanë rezultuar të infektuar, nga ku 2 978 kanë vdekur dhe vetëm 4 025 janë shëruar.
Rajoni më i prekur mbetet Lombardia, ku ka pasur 17 713 të infektuar, prej së cilëve 1 959 kanë vdekur.