Në një ditë 475 viktima dhe 1084 të shëruar nga koronavirusi në Itali

Nga Exit News
Në një ditë 475 viktima dhe 1084 të shëruar nga koronavirusi në Itali

Italia pati sot 475 viktima të tjera nga koronavirusi, çka e çon numrin total të të vdekurve në 2 978  persona që kur u diagnostikua i infektuari i parë në fund të janarit.

Edhe pse ishte dita me më shumë të vdekur të raportuar ndonjëherë në Itali, po sot u raportuan si kurrë më parë 1 084 të shëruar.

Prej fundit të janarit e deri më sot Italia ka testuar 165 541 persona për koronavirus.

Prej tyre 35 713 kanë rezultuar të infektuar, nga ku 2 978 kanë vdekur dhe vetëm 4 025 janë shëruar.

Rajoni më i prekur mbetet Lombardia, ku ka pasur 17 713 të infektuar, prej së cilëve 1 959 kanë vdekur.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>