Në prag të nisjes së mësimit, 5 mësues tek ‘Jeronim De Rada’ të infektuar

Nga Exit News
Në prag të nisjes së mësimit, 5 mësues tek ‘Jeronim De Rada’ të infektuar

Pesë mësues të shkollës ‘Jeronim De Rada’ në Tiranë janë infektuar me Covid-19.

Ata janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe janë vetëkarantinuar në shtëpitë e tyre.

Mësuesit pritet që të zëvendësohen me të tjerë mësues, për të mos krijuar probleme me nisjen e vitit të ri shkollor në 14 shtator.

Ndërkohë nuk dihet ende nëse mes pjesës tjetër të stafit ka mësues të tjerë të infektuar.

Për vitin e ri shkollor, i cili nis të hënën, nuk ka ende një strategji të mirëfilltë nga Ministria e Arsimit për sa i përket testimit të mësuesve apo nxënësve.

Disa ditë më parë, Partia Demokratike sygjeroi që qeveria të testojë të gjithë mësuesit përpara 14 shtatorit dhe më pas të bëjë testime në mënyrë të vazhdueshme gjatë vitit shkollor.

Deri më tani nuk ka asnjë deklaratë publike nga ministria nëse ky sygjerim do të zbatohet apo jo.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>