Në fund të vitit 2019, në Shqipëri kishte 13 507 të huaj me leje qëndrimi. Kjo shifër nuk përfshin qytetarët amerikanë, të cilët mund të qëndrojnë për një vit pa qenë e nevojshme leje.
63% e të gjithë të huajve ishin burra, krahasuar me 37% të grave. Numri i banorëve të huaj u ul në përgjithësi me 4.6% në karhasim me vitin 2018.
Gjatë vitit 2019, ka pasur 8,241 aplikime për leje qëndrimi, një rënie prej mbi 9% në krahasim me vitin 2018.
Pjesa më e madhe e emigrantëve ishin nga Italia, Turqia dhe Kosova, përkatësisht 2,753, 1.730 dhe 1,703 banorë.
Të huajt nga vendet e BE-së, me leje qendrimi në vend arritën në 8,971 ose 66.4% të numrit të përgjithshëm të të huajve. Kjo shifër është rritur me 8 pikë përqindje në krahasim me një vit më parë.
Arsyeja kryesore për të ardhur në Shqipëri është punësimi, që përbën 55% të totalit.
Gjithashtu në vitin 2019, në Shqipëri janë identifikuar 11 890 imigrantë të parregullt. 57.4% ishin nga Iraku dhe Siria.
Një numër i lartë i imigrantëve të paligjshëm janë edhe nga Maroku, Algjeria, Afganistani, Pakistani dhe Palestina.
Rreth 6,557 individë kërkuan azil në Shqipëri në vitin 2019, gati 50% më shumë se 2018.
62% prej tyre vinin nga Iraku dhe Siria. Rreth 275 palestinezë gjithashtu aplikuan për azil në vend. 80% e azilkërkuesve ishin femra me vetëm 18.7% meshkuj.
Për sa i përket shtetësisë, 485 persona fituan shtetësinë shqiptare në vitin 2019, 40% më shumë se një vit më parë. Në vitin 2019, 741 hoqën dorë nga shtetësia shqiptare, 15% më shumë se në 2018.