Norma e shtrimit në spitalet italiane në 30 ditët e fundit për të pavaksinuarit ishte më shumë se shtatë herë më e lartë në krahasim me të vaksinuarit, shkruan media italiane tgcom, të shtunën.
në Itali raportohen 52 të shtruar të pavaksinuar për 100 mijë banorë, kundrejt 7 të shtruar të vaksinuar për 100 mijë banorë. Të dhënat u parqitën nga Kjo raporti i integruar i mbikëqyrjes mbi monitorimin e Covid, i Institutit Epicentro.
Gjithashtu, të dhënat tregojnë rritjen e rasteve me infektime tek fëmijët. Instituti Italian i Shëndetit thekson se javën e fundit incidenca e infeksioneve tek fëmijët në moshën 0-9 vjeç është rritur.
Në krahasim me javën e kaluar, sipas raportit, incidenca në grupmoshën 10-19 vjeç është 156 për 100 mijë banorë, në grupmoshën 20-29 vjeç 145 dhe në grupmoshën 30-39 dhe 40-49 është 79 dhe 56 respektivisht për 100 mijë banorë.