Qeveria turke zyrtarisht ditën e premte ktheu një kishë biznantine të vjetër në një xhami, një muaj pasi bëri të njëjtën gjë me muzeun Aja Sofia.
Vendimi i Presidentit Rexhep Taip Erdoan, i publikuar në fletoren zyrtare në Turqi, thotë se Kisha e Shën Shpëtimtarit Chora në Stamboll, e njohur si Kariye në Turqi, iu dorëzua autoriteteve fetare turke, të cilat do e hapin godinën për lutjet e myslimanëve.
Kisha është e njohur për mozaikët dhe afreskët e saj, që datojnë në shekullin e IV, pavarësisht se ndërtesa mori formën e saj aktuale në shekujt XI–XII.
Ajo shërbeu si xhami gjatë periudhës otomane, e më pas u kthye në muze në vitin 1945.