
Saimir Hoxha, polici 44-vjeçar, i vrarë të martën gjatë operacionit anti drogë u shpall Dëshmor i Atdheut. Homazhet do të mbahen në Pallatin e Kongreseve, nga ora 12:00 deri në orën 15:00.
Ai u qëllua për vdekje, me dy plumba në zemër, nga Aldi Rama, 21 vjeç gjatë një kontrolli rutinë në Ishull Lezhë për parcelat e kanabisit.
Polici ndaloi makinën me të cilën po udhëtonte Rama dhe i kërkooi dokumentat e identifikimit. Por Rama nuk pranoi të identifikohejë dhe e qëlloi me dy plumba në zemër, sipas raportimeve të Policisë.
Autori i vrasjes më pas u vetëvra. Ai u gjet nga Policia pas 3 orësh kërkime, dhe për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë në spitalin e Traumës.