
Shqipëria dhe SHBA-të nënshkruajnë memorandum për bashkëpunimin ekonomik.
Në një komunikim për gazetarët, Kryeministri Edi Rama sëbashku me Nën Sekretarin e Shtetit për Zhvillimin Ekonomik, Energjinë dhe Mjedisin, Keith Krach, njoftoi nënshkrimin e kësaj marrëveshje duke e konsideruar atë “një hap madhor në marrëdhëniet mes dy vendeve”
Rama tregoi se nëpërmjet kësaj marrëveshje do të arrihet ndërtimi i hidrocentalit të Skavicës, ku shteti amerikan do të financojë në teknologji dhe në ekspertizë.
Rama falenderoi Presidentin Trump për ndihmën e dhënë ndaj Shqipërisë dhe për arritjen e marreveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë dhe gjithashtu njohjen e Kosovës nga Izraeli.