
Këshilli i Ministrave shpallin ditën e nesërme, 27 nentor, ditë zie.
Ndërsa, Presidenti Meta lajmëroi se ka anulluar pritjen e organizuar për ditën e Flamurit dhe Festës së Pavarësisë, në Pallatin e Brigadave.
Gjithashtu edhe shkollat do të mbyllen edhe ditën e nesërme.
Vendimet erdhën pas tërmetit shkatërrues që goditi vendin ditën e sotme dhe shkaktoi 21 të vdekur, 30 të zhdukur dhe 600 të plagosur.