Nesër masa e sigurisë për aktivistët, Vetëvendosja thërret protestë para gjykatës

Nesër masa e sigurisë për aktivistët, Vetëvendosja thërret protestë para gjykatës

Të mërkurën Gjykata e Tiranës do të japë masën e sigurisë për 11 të ndaluar në protestën e 17 majit për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.

Seanca do të zhvillohet në orën 09:00. Në të njëjtën orë Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka thirrur qytetarët në protestë përpara Gjykatës.

“Të mblidhemi për të kërkuar lirimin e qytetarëve të arrestuar padrejtësisht për përpjekjen e tyre në mbrojtje të Teatrit Kombëtar” – shkruan ftesa e Vetëvendosjes.

Ata e quajnë mbajtjen e protestuesve në arrest si vijim të dhunës së treguar nga pushteti me shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Mes të ndaluarve që pritet të marrë masën e sigurisë ditën e nesërme është edhe kryetari i lëvizjes Vetëvendosjes në Shqipëri, Bojken Abazi.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme