Sipas gazetës New Europe, Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së Federica Mogherini ka thirrur sot një mbledhje të jashtëzakonshme të Komitetit të Sigurisë dhe Politikës së BE-së për të diskutuar zhvillimet e fundit mbi situatën në Korenë e Veriut.
Ky vendim i BE-së vjen pas miratimit të sanksioneve të reja ekonomike — më të rëndat të miratuara ndonjëherë— në 6 gusht, nga ShBA-të kundrejt Koresë së Veriut.
Sipas sanksioneve të reja, nuk lejohet eksporti i qymyrit, i hekurit, i plumbit dhe i prodhimeve të detit nga Korea e Veriut. Këto produkte përbëjnë rreth një të tretën e eksporteve të Koresë së Veriut dhe mendohet të ulin të ardhurat e vendit me 1 miliardë dollarë në vit.
Në saksionet e tjera bëjnë pjesë: ndalimi i kompanive të huaja të investojnë në Korenë e Veriut; ulja e numrit të punëtorëve koreanë që mund të punojnë jashtë vendit — të ardhurat nga puna e punëtoreve ka qenë një burim kyç i të ardhurave për regjimin e Kim Jong-un.
Këto sanksione u miratuan pasi më 4 dhe 28 korrik, Korea e Veriut testoi me sukses raketën —me zonë veprimi deri 10 mijë kilometra — e mjaftueshmë për të goditur qytete të rëndësishme të SHBA-ve si Çikago, Washington DC dhe New York.