Nga e hëna 13 prill, qeveria do të lejojë futjen e kufirin shqiptar të atyre qytetarëve të cilët janë bllokuar në shtete të tjera, por janë banues në Shqipëri.
Përmes një statusi në Facebook, Kryeministri Rama njoftoi se të hënën qeveria do të prezantojnë planin për riatdhesimin e shqiptarëve.
Të gjithë të ardhurit do të duhet të qëndrojnë 14 ditë në karantinë të detyruar.
Nuk dihen ende se si do të bëhet kthimi i tyre, po të kemi parasysh se fluturimet mbeten të bllokuara në gjithë botën.
Nga shkrimi i Ramës, kuptohet se qeveria vetëm do të lejojë kalimin e tyre në kufij, por nuk do të jetë organizatorja e udhëtimeve, siç bëri për qindra shqiptarë, të cilët erdhën në atdhe me fluturime të posaçme të Air Albanias.
Javën e fundit, në pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës kanë mbetur të bllokuar për disa ditë dhjetra shqiptarë, që ktheheshin nga Greqia. Pas disa ditësh, një pjesë e tyre u lejuan të futen dhe po qëndrojnë në karantinë në një hotel, me shpenzimet e tyre.
Disa të tjere ende po qëndojnë në tokën neutral mes Shqipërisë e Greqisë.