Nga 21 prilli, nis aplikimi për ‘pagën e luftës’ 40 mijë lekëshe

Nga Exit News
Nga 21 prilli, nis aplikimi për ‘pagën e luftës’ 40 mijë lekëshe

Nga 21 prilli,  nis procesi i aplikimit për rreth 176 mijë punonjës, që plotësojnë kriteret për të përfituar ‘pagën e luftës’ prej 40 mijë lekësh.

Aplikimi do të bëhet nga bizneset, në emër të të gjithë punonjesve, përmes sistemit e-filing, në faqen online të Drejtorisë së Tatimeve.

Biznesi do të plotësojë fillimisht formularin “Kërkesë për Përfitim të Ndihmës Financiare 2”.

Në të duhet përfshirë të dhënat e biznesit, përfshi emrin tregtar, NIPT-in, adresën e selisë, administratorin; emrin e mbiemrin, numrin e telefonit, email-in.

Në formular duhen shënuar të dhënat e plota të llogarive bankare të punonjësve, ku më pas do të transferohet paga.

Brenda 10 ditëve, Drejtoria Tatimore do t’i njoftojë subjektin nëse plotëson kushtet për ta përfituar pagën apo jo.

Më pas, Drejtoria e Tatimeve i dërgon Drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit listën e qytetarëve përfitues dhe thesari kryen pagesat direkt në llogaritë e punonjësve.

Për më shumë të dhëna mbi mënyrën e aplikimit, lexoni këtu.

Kush e përfiton pagesën 40 mijë lekë?

a) Personat e punësuar në bizneset e vogla—me të ardhura vjetore deri në 140 mijë lekë (rreth €112 mijë)—edhe nëse aktiviteti i tyre ka qenë i lejuar. Qeveria ka vlerësuar se janë rreth 100 mijë të tillë që nuk kanë përfituar nga paketa e parë.

b) Punonjësit e bizneseve në fushën e hotelerisë dhe shërbimeve të turizmit. Qeveria ka vlerësuar se janë rreth 10 mijë persona të tillë.

c) Punonjësit e të gjitha bizneseve të mëdha (mbi 140 mijë lekë xhiro vjetore), të cilat janë mbyllur me urdhër të Ministres së Shëndetësisë;

d) Të gjithë punonjësit e pushuar nga puna në bizneset e mëdha që janë lejuar të punojnë. Përfituesit duhet të jenë pushuar nga puna para datës 10 prill dhe formulari i pushimit të tyre (E-sig027) të jetë dorëzuar pranë drejtorisë tatimore brenda datës 10 prill.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>