Nga nesër gjobë kush del për pazar pa leje

Nga Exit News
Nga nesër gjobë kush del për pazar pa leje

Duke nisur nga e mërkura policia nuk do të tolerojë asnjë lëvizje pa leje të qytetarëve dhe do t’i ndëshkojë ata me gjoba.

Kryeministri Edi Rama njoftoi përmes një postimi në Facebook, se:

“Aplikacioni për leje-daljet e vetëm një personi nga familja për pazar është plotësisht funksional. Nga nesër nuk ka më këshillime për shkelësit!”

Të hënën Kryeministri pezulloi përkohësisht gjobat, për shkak se masa e re, e cila kufizon lëvizjet për pazar në vetëm një anëtar për familje, po haste vështirësi të zbatohej.

Qytetarëve u kërkohet që përmes portalit e-albania të deklarojnë orarin se kur një anëtar i familjes do të dalë për të blerë ushqime – kush do të dalë pa e bërë një gjë të tillë gjobitet me 10 000 lekë.

Portali e-albania kishte probleme pas fundjavës, çka solli që shumë qytetarë të mos deklaronin dot lëvizjet e tyre.

Deri më sot për shkak të masave kufizuese të qeverisë, policia ka gjobitur mbi 2 000 qytetarë me një total prej 334 mijë euro.

Për më shumë mund të shqyrtoni edhe artikujt:

– Si mund të pajiseni me leje për të dalë nga shtëpia (kliko këtu)

– Sistemi absurd i lejeve: nëse nuk përdor dot e-Albania, duhet dy ditë të marrësh leje (kliko këtu)

– Më shumë se 54 mijë qytetarë do të dalin sot me leje nga e-Albania (kliko këtu)

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>