Nga Shqipëria në Padova, jo vetëm kanabis, por edhe heroinë

Nga Shqipëria në Padova, jo vetëm kanabis, por edhe heroinë

Arrestimi, ditën e djeshme në Padova, i dy shqiptarëve  me 63 kilogramë heroinë, tre prej të cilave të një lloji me rrezikshmëri të lartë, të quajtur “krokodil”, tregon se bandat shqiptare të drogës nuk po trafikojnë më vetëm kanabis shqiptar, por kontrollojnë një rrjet të madh importi të shumë llojeve të drograve, përfshirë dhe kokainë e heroinë. Kjo e fundit sigurohet nga Afganistani nëpërmjet Turqisë.

Për të dhënë një ide të qartë se sa i përhapur është ky fenomen, më poshtë renditen vetëm operacionet e policisë së Padovas kundër bandave narkotrafikante të shqiptareve të bëra publike në median italiane gjatë muajve të fundit:

 – 15 shkurt 2017 –katër shqiptarë dhe kosovarë u arrestuan nga policia teksa po shkëmbenin 5 kilogramë heroinë të sjellë nga Lombardia.

 – 30 maj 2017 – policia “çmontoi” një laborator për përpunimin e heroinës dhe arrestoi një shqiptar me dokumente të paligjshme qëndrimi. Policia konfiskoi 2 kilogramë heroinë të zezë të pastër, të prodhuar në lindje, 55 gram kokainë dhe 14 kilogramë substancë që përmban opiatë.

 – 18 korrik 2017 – tre shqiptarë u arrestuan në Itali e një në Shqipëri, dhe u sekuestruan 2,5 kilogramë heroinë e 800 gram kokainë.

 – 28 shtator 2017 – një shqiptar u arrestua me 535 gram heroinë gjatë një kontrolli rutinë të policisë në stacionin e trenit.

 – 3 tetor 2017 – dy shqiptarë u arrestuan nga Karabinierët me 600 gram heroinë, gjatë një postblloku rutinë në hyrje të autostradës së Padovas.

 – 10 tetor 2017 – një laborator që shërbente për përpunimin e shumë drogërave u “çmontua” nga policia. Gjatë këtij operacioni u arrestua një shqiptar, shitës me shumicë i lëndëve narkotike, me 600 gram kokainë.

 – 6 nëntor 2017 – dy shqiptarë, shitës me shumicë të drogës, u arrestuan me 63 kilogramë heroinë, tre kilogramë prej të cilave e llojit “krokodil”.

Në pesë muajt e parë të vitit 2017, vetëm karabinierët e Padovas kanë arrestuar 211 të huaj, shumica prej të cilëve shqiptarë, për kontrabandë të lëndëve narkotike,

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>