
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, SPAK ka kërkuar 17 vite burg për Festim Lelaj për trafikimin e 2,5 ton kanabis nga porti i Durrësit drejt Ankonas, në vitin 2017.
Festim Lelaj, nënkomisar në Fierit u arrestua si pasojë e informacioneve të ardhura nga Italia.
Policia shqiptare në njoftimin e 6 dhjetor 2017 u shpreh se nuk ka pasur asnjë informacion mbi kamionin mbi 2,5 ton drogë paraprak por ishte njoftuar vetëm pas kapjes së tij më 13 janar 2017 në Ankona,
Por, burimi i Ambasadës italiane, ne 2017 i tha Exit.al se policia shqiptare ishte lajmëruar nga policia italiane më përpara se ky kamion të ndalohej në Ankona, por kishte lajmëruar se kishte kontrolluar dhe kamioni ishte bosh.