Nikoliç: Do dërgojmë ushtrinë në Kosovë

 

“Do të dërgojmë ushtrinë në Kosovë për të mbrojtur serbët”. Deklarata e fortë është bërë nga presidenti i Serbisisë, Tomisal Nikoliç. Sipas tij, ky është vendimi i Këshillit të Sigurisë dhe qeverisë serbe. Marrëdhëniet mes dy vendeve janë tensionuar së tepërmi, ku shkak është bërë provokimi i shtetit serb që tentoi të fuste në veri të Kosovës një tren në të cilin shkruhej në disa gjuhë: “Kosova është Serbi”. “Ne nuk po vringëllojmë armët por në atë rrafsh dalim nëse do të jetë në rrezik populli serb në Kosovë e Metohi. Dhe, po, kam thënë se edhe unë, nëse do të ketë nevojë, do të shkoj në luftë, madje edhe djemtë e mi”, u shpreh Nikoliç.

Kreu i shtetit Nikoliç deklaroi për agjensinë e lajmeve “Kurir” se Kosova ka thyer marrëveshjen që nuk lejonte aktivizimin e forcave speciale ROSU në veri të vendit. Kujtojmë që për ndalimin e trenit u angazhuan rreth 250 forca speciale.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>