Nis fushata, Rama e Basha premtojnë rritje pagash për mjekët

Nga Exit News
Nis fushata, Rama e Basha premtojnë rritje pagash për mjekët

Si kryeministri Edi Rama, ashtu dhe kryetari i opozitës Lulzim Basha kanë premtuar rritje pagash për mjekët, të njohur si një prej grupeve që po braktis Shqipërinë për kushte dhe paga më të mira në vendet e tjera.

Në 7 shtator, gjatë një takimi me mësuesit, Rama premtoi rritje pagash për mësuesit dhe mjekët:

“Do të bëjmë një rritje të re pagash edhe për mësuesit, ashtu si për mjekët, dhe kjo do të bëhet shumë shpejt, besoj me buxhetin e ri”.

Ndërsa të martën, në 9 shtator, Basha, në një denoncim për dështimin e qeverisë Rama për mbështetjen e mjekëve, premtoi rritje rroge deri në 1200 euro për mjekët.

Basha premtoi rritje pagash dhe për infermierët:

“Do të rrisim pagat e mjekëve deri në 1200 euro dhe 700 euro për infermierët.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>