Nis fushata zgjedhore në Kosovë

Nga Exit News
Nis fushata zgjedhore në Kosovë

Fushata zgjedhore për zgjedhjet vendore në Kosovë nisi të enjten. Ndërkohë, Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian ka dërguar 22 vëzhgues afatgjatë.

Vëzhguesit afatgjatë vijnë nga 19 shtete dhe gjysma e tyre janë gra. Ato do të takohen me zyrtarë vendor për zgjedhje, kandidatë dhe përfaqësues nga partitë politike, si dhe me shoqërinë civile dhe mediet, shkruan koha.net.

Partitë opozitare kanë thënë se do të bëjnë fushatë zgjedhore vetëm 5 ditë nga 30 ditë të mundshme, për të shmangur tubimet dhe rritjen e numrit të të infektuarve.

Presidentja Osmani diskutoi me partitë politike edhe mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve, por ky propozim u pranua vetëm nga Lëvizja Vetëvendosje.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>