Të enjten u zhvillua seanca gjyqësore e parë kundër Gjergj Cukalit, i akuzuar si porositësi i vendosjes së tritolit në makinën e Gjon Memës.
Sëbashku me Cukalin u arrestuan edhe dy vëllezërit Enver J., 33 vjeç, dhe Ermond J., 24 vjeç, si personat që kanë ekzetkutuar urdhërin e Cukalit.
Më 9 shkurt, automjeti i Gjon Memës në Kamëz shpërtheu sapo drejtuesi shkeli pultin e hapjes së makinës. Drejtuesi u plagos lehtë. Poshtë makinës ishte vendosur tritol.
Gjon Mema ka qënë i dënuar në Francë dhe Itali për vjedhje me dhunë dhe armë. Ndërsa në Shqipëri ai ka qënë i dënuar për armëmbajtje pa leje.
Në tetor 2020, Gjykata e Tiranës pushoi çështjen për Gjergj Cukalin, i dyshuari kryesor për vrasjen e ish-policit Arben Bilali.
Vendimi u mor pasi më parë prokuroria e Tiranës kishte pushuar hetimet për ngjarjen dhe kërkoi nga gjykata pushimin e çështjes.
Avokatët e Cukalit, i njohur si i forti i ‘Myslym Shyrit’, kanë argumentuar se prova kryesore që kishte gjykata, ADN-ja e Cukalit në vendngjarje, është marrë nga Policia Gjyqësore në kundërshtim me ligjin. Për këtë arsye ata deklaruan se AND-ja është e papërdorshme.
Gjergj Cukali, gjatë viteve të fundit, është shoqëruar, proceduar dhe arrestuar disa herë nga Policia e Tiranës për vepra të ndryshme penale si ‘rrëmbim personi’, ‘trafik droge’, ‘armëmbajtje pa leje’.