
Ka rifilluar, sot, punimet komisioni hetimor parlamentar për verifikimin e procedurave të ndjekura nga Presidenti, për shtyrjen e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019. Punimet e kom isiont ishin ndërprerë për të pritur opinionin e Venecias, i cili u dërgua rreth një muaj më parë.
Në mbledhjen e sotme, do të shqyrohet një material sekret i ardhur nga Presidenca.
Me vazhdimin e punës së Komisionit Hetimor, shumica socialiste po injoron opinionin e Komisionit të Venecias, i cili u shpreh se veprimet e Presidentit nuk përbënin shkelje serioze për të kërkuar shkarkimin e tij.
Komisioni hetimor u miratua në 8 korrik 2019, me një afat 3 mujor. Por socialistët e shtynë afatin e Komisionit sepse iu drejtuan Komisonit të Venecias për mendim.