Kosova do të nisi sot me 12 maj vaksinimin e personave mbi 65 vjeç. Lajmin e bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë së Kosovës.
Përmes një njoftimi zyrtar, ministria njofton se prioritet do të kenë personat të cilët kanë aplikuar përmes platformës online.
Sipas planit, vaksinimi në Kosovë është ndarë në tri faza.
Personat 65-79 vjeç bëjnë pjesë në fazën e dytë, ashtu si edhe mësimdhënësit dhe forcat e sigurisë, të përfshira në menaxhimin e pandemisë.
Në fazën e parë, që ka nisur në fund të marsit, janë vaksinuar punëtorët shëndetësorë, personat mbi 80 vjeç dhe personat me sëmundje kronike.
Në fazën e tretë, ndërkaq, pritet të bëhet vaksinimi i 50 për qind të popullsisë së Kosovës.
Kosova ka marrë dozat e para të vaksinës AstraZeneca – 24,000 sosh – në fund të marsit.
Dje ajo mori 3500 doza të tjera vaksinash.