Nis vaksinimi për 300 mjekë e infermierë në spitalin e Elbasanit

Nga Exit News
Nis vaksinimi për 300 mjekë e infermierë në spitalin e Elbasanit

Të shtunën ka nisur procesi i vaksinimit për 300 mjekë dhe infermierë në spitalin e Elbasanit.

Gjatë një  vizite në këtë spital, kryeministri Edi Rama u shpreh se me pediatrinë e Re mbyllet transformimi i këtij spitali.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se do të vaksinohen fillimisht me mjekët dhe infermierët në urgjenca dhe reanimacion dhe më pas me ardhjen e dozave të tjera do të vijohet me të gjithë stafin  e  bluzave të bardha për këtë qark.

Gjatë muajit shkurt dhe mars do të përfundojmë të gjithë vaksinimin e personelit mjekësor dhe do të shtrihemi më tej edhe për grupmoshat mbi 80.”, shtoi ajo.

Shqipëria ka marrë aktualisht 9165 doza të vaksinës së Pfizer. Deri në fund të shkurtit sipas kryeministrit Rama do të vijnë gjithësej 40 mijë doza. Rama ka deklaruar gjithashtu se Shqipërisë do t’i dhurohen 360 mijë doza të vaksinës AstraZeneca nga një vend anonim.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>