Armenia dhe Azerbajxhani kanë akuzuar njëra-tjetrën për bombardime në zona të banuara nga civilët, vetëm një ditë pasi dy palët vendosën armëpushim.
Luftimet e reja vijnë teksa Rusia tha se do të ofrojë mbështetjen “e nevojshme” për Jerevanin nëse luftimet mes Azerbajxhanit dhe forcave etnike armene arrijnë në territorin e Armenisë.
Raportimet për bombardime nga të dyja palët më 31 tetor, vijnë pak orë pas bisedimeve në Gjenevë mes dy shteteve, me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar. Këto bisedime kanë për qëllim dhënien fund të luftimeve në Nagorno Karabak.
Më 30 tetor, në bisedimet në Gjenevë, palët nuk arritën marrëveshje armëpushimi, por ata ranë. dakord të shkëmbejnë trupat e të vrarëve në fushëbetejë si dhe të ofrojnë emrat e personave që janë burgosur, me qëllim që t’i shkëmbejnë ata.
Bisedimet në Gjenevë u ndërmjetësuan nga i ashtuquajturi Grupi i Minskut, që përbëhet nga Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Rusia.
Nagorno Karabaku, që ndërkombëtarisht njihet si pjesë e Azerbajxhanit është e banuar nga armenët etnikë. Konflikti në këtë rajon ka nisur që prej viteve 1990.
Luftimet e reja nisën më 27 shtator dhe po konsiderohen si më të ashprat në këtë rajon, në këto vitet e fundit.